Del Piero i zemëruar që largohet si humbës

dardanmiftari | Monday, May 21, 2012 | 0 Komente

Alessandro del Piero është i zhgënjyer që largohet nga Juventusi si humbës, pas disfatës në finalen e Kupës së Italisë nga Napoli.

Kapiteni luajti ndeshjen e tij të 705-të dhe të fundit në fanellën Bianconere, duke u mposhtur 2-0 nga Napoli në stadiumin Olimpico të Romës.

“Ka pendime, pasi të humbësh një finale gjithmonë të le shije të hidhur në gojë, por ne duhet të shikojmë përpara”.

“Në këto disa javët e fundit janë përzier së bashku shumë emocione. Këto kanë qenë vite fantastike dhe jam krenar për gjithçka që kam bërë”, ka thënë Del Peiro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...