Domenech: Anglia s’ka kualitet

dardanmiftari | Saturday, May 26, 2012 | 0 Komente

Ish-përzgjedhësi i Francës, Raymond Domenech, ka thënë se Anglia nuk ka aspak kualitet dhe se do të jetë e lehtë për Francën në ndeshjen e parë të Grupit D.

“Ndeshja e parë ndaj Anglisë do të duhej të ishte e lehtë, pasi ata nuk kanë cilësi. Më pas nuk duhet të humbasim ndaj Ukrainës dhe do të jemi në rrethin tjetër të garave”.

“Për mua, Franca është ndër favoritët, unë besoj se ata do ta fitojnë kampionatin. 18 ndeshje pa humbje, mposhtëm Anglinë dhe Gjermaninë në udhëtim, po ashtu edhe Brazilin dhe kemi përfunduar të parët në grup, kjo ju bën favorit. Së paku Franca është në gjysmëfinale”, ka potencuar Domenech.

Raymond Domenech ishte përzgjedhës i Francës në dy kampionatet e kaluara të mëdha ku Les Bleus dështuan totalisht, madje ishin pjesë e skandaleve të mëdha mediatike që ndikuan në ekipin pëfaqësues.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...