Gerrard beson në Andy Carroll

dardanmiftari | Saturday, May 26, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, beson se Andy Carroll do të mund të transmetojë formën e tij të mirë në fund të sezonit për Liverpoolin edhe te kombëtarja angleze.

Me Danny Welbeckun të lënduar, është ish-sulmuesi i Neëcastle ai që është zgjedhur për të luajtur në miqësoren ndaj Norvegjisë të shtunën mbrëma.

“Mendoj se ai e përfundoi sezonin në formë të jashtëzakonshme. Ai ishte i pa ndalshëm dhe fantastik në fanellën e Liverpoolit”.

“Unë po shpresoj se ai mund të vazhdojë atë formë edhe për Anglinë. Nëse ai e bën këtë, atëherë ai do të jetë një bonus shtesë për skuadrën dhe mbrojtjet do ta kenë të vështirë ta ndalin”, ka thënë Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...