Hill-Wood siguron: Van Persie nuk largohet

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka thënë se ai është optimist se kapiteni Robin Van Persie do të nënshkruajë kontratë të re me Topçinjtë, përkundër spekulimeve për largimin e tij.

Edhe pse ende nuk kanë filluar bisedimet për rinovimin e holandezit, Hill-Wood shprehet tejet optimist për të ardhmen e kapitenit të klubit.

“Ne nuk kemi biseduar ende me Van Persien, por kam biseduar me Arsene Ëengerin së fundmi. Ai është shumë i bindur se Van Persie do të qëndrojë dhe unë shpresoj shumë që kjo të ndodhë, ai ka pasur sezon të mrekullueshëm me ne”, ka theksuar Hill-Wood.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...