Interi nuk luan në LK

dardanmiftari | Wednesday, May 02, 2012 | 0 Komente

Me rezultat prej 3-1, Interi është mposhtur nga Parma edhe pse ishin zikaltrit ata që shënuan të parët.

Wesley Sneijder shënoi (13’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë, mirëpo vendasit shënuan tri herë në gjysmën e dytë.

Fernando Marques (53’), Sebastian Giovinco (55’) dhe Jonathan Biabiany (83’) ia siguruan Parmës tri pikë nga ky takim.

Pas fitoreve të Napolit dhe Udineses, Interi mbetet tri pikë prapa pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kur kihet parasysh se Nerazzurrët nga dy ndeshjet e mbetura, në njërën luajnë ndaj rivalit Milan (që po lufton për titull), atëherë mund të thuhet se e kanë të pamundur kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...