Real Madridi është kampion i Spanjës (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, May 02, 2012 | 0 Komente

Me fitoren prej 3-0 kundër Athletic Bilbaos në Estadio San Mames, Real Madridi është shpallur edhe matematikisht kampion i Spanjës për sezonin 2011/2012, dy javë pa përfunduar La Liga.
Javi Martinez e preku topin me dorë në zonë, ndërsa arbitri akordoi penalti në favor të mysafirëve, mirëpo goditjen e Cristiano Ronaldos e ndali portieri Iraizoz (12’).Pas një aksioni të Los Blancos, Gonzalo Higuain e shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa asistues ishte Mesut Oezil (16’).

Numri dhjetë ishte realizues i golit të dytë pas një kundërsulmi të Mbretërve (20’), ndërsa meritorë për këtë gol ishin Alonso dhe Ronaldo, i cili e bëri asistin.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë, Xabi Alonso dërgoi një harkim nga këndi dhe Cristiano Ronaldo e nguliti me kokë topin në rrjet (50’).Në vazhdim të ndeshjes, baskët tentuan të bënin diçka dhe të shënonin së paku golin e nderit për tifozët e pranishëm në stadium, por nuk arritën ta bëjnë as këtë.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka 94 pikë, shtatë më shumë se Barcelona kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar. Kjo do të thotë se Los Merengues shpallen kampionë të Spanjës për të 32-tën herë në histori të La Ligas.Ndërkaq, Jose Mourinho bëhet trajneri i parë në histori që i ka fituar katër kampionate të ndryshme elitare në Evropë (Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...