Mancini nuk ngutet ta forcojë Cityn

dardanmiftari | Monday, May 21, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se kampioni i Anglisë doemos duhet të forcohet gjatë verës, mirëpo atij nuk i ngutet për sjelljen e lojtarëve.

Pas triumfit në Ligën Premier, City do ta kërkojë suksesin në Ligën e Kampionëve, ndërsa për këtë nevojiten lojtarë të tjerë.

Emra të njohur të futbollit botëror janë lidhur me kalimin në Etihad Stadium, megjithatë Mancini do ta shqyrtojë mirë skuadrën.

“Ka kohë për blerje. Ne duhet ta forcojmë skuadrën, mirëpo nuk do të ngutemi”, ka thënë italiani për Mediaset.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...