Maxi Lopez kërkon të qëndrojë te Milani

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi në pronësi të Catanias, Maxi Lopez, dëshiron që ta zgjasë qëndrimin në San Siro.

Argjentinasi u huazua nga Milani në muajin janar, ndërsa Rossonerët e kanë mundësinë që ta blejnë atë, por duhet të paguajnë tetë milionë euro.

“Agjenti im së shpejti do të takohet me drejtorët e Milanit. Por unë e kam vetëm Milanin në mendje. Jam i lumtur këtu dhe mund të jap shumë më tepër”.

“Nuk mendoj për asgjë tjetër veçse të luaj për Milanin. Vërtet dëshiroja ta vesh këtë fanellë dhe të kem sukses për ekipin dhe gjithmonë e kam dhënë më të mirën kur më ftonte trajneri”, ka deklaruar Lopez për Sky Sport Italia.

Pas largimit të Pippo Inzaghit te kuqezinjtë ka vend për ish-sulmuesin e Barcelonës, megjithatë ai nuk i ka bindur sa duhet drejtorët e klubit që të paguajnë për qëndrimin e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...