Shkarkohet Kenny Dalglish

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Liverpooli e ka shkarkuar trajnerin Kenny Dalglish pas një sezoni të dështuar të Redsave, sidomos në Ligën Premier.

Këtë sezon, 61-vjeçari arriti t’ia sjellë klubit nga Anfield titullin e League Cup (trofeun parë që nga viti 2006), mirëpo dështoi ta zinte pozitën e katërt në tabelë përkundër investimeve që ka bërë nga janari i vitit të kaluar (rreth 100 milionë funte - Andy Carroll, Charlie Adam, Jordan Henderson e Stewart Downing).

Liverpooli e ka përfunduar sezonin në pozitën më të ulët për këtë klub që nga themelimi i formatit ekzistues të Ligës Premier (1992).

Po ashtu, ka regjistruar vetëm gjashtë fitore në shtëpi gjatë gjithë sezonit, që është rekordi më i keq në ligë që nga edicioni 1948/1949. Edhe numri i pikëve (52) është më i ulur që nga sezoni 1953/1954.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...