Messi: Guardiola e meriton Kupën

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, mendon se trofeu i Kupës së Spanjës do t’i dedikohet Pep Guardiolës, në rast se Barcelona e fiton atë në duelin ndaj Athletic Bilbaos që zhvillohet sonte mbrëma.

“Siç tha dhe Pep, kjo është ndeshje e veçantë, sepse është finale dhe sepse titulli është në lojë. Por, do të ishte mirë ta fitonim këtë Kupë për Guardiolan, në mënyrë që të largohet në mënyrën më të mirë pas gjithë asaj që i dha klubit”.

“Ne ishim pranë që ta fitojmë La Ligën dhe Ligën e Kampioënve, ndërsa tani duam që të përfundojmësezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me një trofe”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...