Mourinho: Barca e di se ne e meritojmë titullin
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka quajtur Barcelonën një “klub me traditë”, që e di se Reali e meriton titullin e këtij sezoni.
“Kam fituar titullin e ligës në Portugali, Itali dhe Angli, por ky ka qenë më i vështiri. Kam fituar shtatë tituj të ligave në përgjithësi dhe e di se si është”.
“Barcelona i ka fituar të gjitha ndeshjet, siç i ka hije një skuadre të shkëlqyeshme si ta. Ata kanë fituar deri në ditën e fundit. Ata janë një klub me një traditë të madhe, të cilët e dinë se ne merituam ta fitojmë titullin”, ka thënë Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente