Mposhtet Holanda
Të zgjedhurit e Bert Van Marwijk kanë pësuar humbje prej 1-2 nga Bullgaria në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Amsterdam Arena.
Në fund të pjesës së parë (45’), pas një pasimi të bukur të Wesley Sneijder, Robin van Persie i kaloi ‘të portokalltit’ në epërsi.
Mirëpo, pesë minuta brenda gjysmës së dytë, Van der Vaart e preku topin me dorë brenda zonës, ndërsa penaltinë e konvertoi në gol Ivelin Popov (55’).
Në minutat shtesë (90’+3), Ilian Micanski shënoi golin e fitores së Bullgarisë.
Category: Euro 2012
0 Komente