Schumi më i shpejti, por Webber niset i pari
Piloti i Red Bullit, Mark Webber, do të startojë nga pozita e parë në garën për Çmimin e madh të Monakos.
Në garat kualifikuese, kohën më të shpejtë e regjistroi shtatëherë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher (1:14.301), mirëpo për shkak të dënimit, gjermani nuk do ta regjistrojë startin e 69-të në karrierë nga vendi i parë.
Në garën për Çmimin e madh të Spanjës, Schumacher është shpallur fajtor për përplasjen me Bruno Sennan, ashtu që do të fillojë pesë pozita prapa vendit të fituar, gjegjësisht nga pozita e gjashtë.
Webber mbeti për 80 të qindtat prapa Schumit, megjithatë falë dënimit të gjermanit, australiani do të regjistrojë startin e dhjetë në karrierë nga ‘pole-position’.
Category: Formula 1
0 Komente