Spanja eksperimentale fundos Serbinë
Një ekip eksperimental i përzgjedhur nga Vicente Del Bosque ka dalë triumfues përballë Serbisë, të cilën e mposhtën me rezultat 2-0.
Gjysma e parë e sfidës së zhvilluar në AFG Arena në St. Gallen përfundoi pa gola.
Ishte minuta e 64 kur Adrian kaloi në epërsi kampionin në fuqi të Evropës dhe botës pas asistimit të Jesus Navas.
Pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ivanovic në Adrian, u akordua penalti në favor të Spanjës. Përgjegjësinë e mori Santiago Cazorla, i cili rezultoi i saktë (74’).
Ky ishte formacioni sartues i Spanjës (4-4-2): Casillas; Juanfran, Ramos, Albiol, Alba; Navas, Bruno, Xabi Alonso, Cazorla; Soldado, Negredo.
Category: Euro 2012
0 Komente