Ndërpritet rekordi i Ibrahimovicit

dardanmiftari | Monday, May 07, 2012 | 0 Komente

Shpallja e Juventusit kampion i Italisë, e ka ndërprerë rekordin fantastik të Zlatan Ibrahimovicit, i cili pati fituar tetë tituj të njëpasnjëshëm kampionësh me pesë skuadra të ndryshme në tre kampionate evropiane.

Rekordi i suedezit filloi në sezonin 2003/2004 në Holandë me Ajaxin duke fituar titullin e Eredivisie.

Më pas ai kaloi te Juventusi dhe me këtë fanellë fitoi dy tituj të Serie A. Pas kalimit të Zonjës së Vjetër në Serie B, Ibra u transferua te Interi dhe me këtë klub fitoi tre Scudetto.

Sezoni 2009-2010 e gjeti Ibracadabran te Barcelona, ku u shit për 66 milionë euro. Mirëpo, edhe pse u shpall kampion i Spanjës me Blaugranët, ai u konsiderua si transfer i dështuar dhe në fund të sezonit veshi fanellën e Milanit.

Në sezonin e parë me Rossonerët (2010/2011), Zlatan Ibrahimovic u shpall kampion i Italisë.

Ndërkaq, sezoni 2011/2012 është i pari në nëntë vitet e fundit që Ibra e përfundon pa trofe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...