Pirlo: Italia si Juventusi

dardanmiftari | Sunday, May 27, 2012 | 0 Komente

Mesfushori italian, Andrea Pirlo, mendon se përfaqësuesja e tij i ngjan klubit ku luan, Juventus dhe ka kualitetet e mjaftueshme për ta kërkuar triumfin në Poloni dhe Ukrainë.

Bianconerët i befasuan të gjithë duke fituar titullin e Serie A për sezonin që lamë pas dhe duke arritur në finale të Kupës së Italisë, ndërsa Pirlo mendon se edhe kombëtarja e tij mund të rezultojë e suksesshme në Euro 2012.

“Italia është shumë e fortë mentalisht. Kjo skuadër është sikur Juventusi. Kemi gjithçka që na duhet për të shkuar larg në Euro 2012 dhe unë jam i bindur se mund të jemi të suksesshëm”.

“Ne nuk jemi nga favoritët për ta fituar garën, por objektivi ynë është që të shkojmë deri në fund. Jam i bindur se Italia mund të arrijë deri në gjysmëfinale”.

“Spanja është favorit, ndërsa Holanda, Gjermania dhe Franca janë po ashtu skuadra të shkëlqyera”, ka thënë mjeshtri i mesfushës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...