Pizarro largohet nga Werderi

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Claudio Pizarro ka konfirmuar se do të largohet nga Werder Bremeni këtë verë, mirëpo nuk ka bërë të ditur se në cilin klub do të transferohet.

Klubi gjerman i ka ofruar kontratë të re peruanit, mirëpo ai e ka refuzuar në mënyrë që ta vazhdojë karrierën te ndonjë klub tjetër.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për mua, sepse ndjej dashuri të madhe për skuadrën dhe për këtë klub”.

“Mirëpo, unë dua ta përfundoj karrierën duke bërë diçka ndryshe. Çfarë është kjo, nuk mund të them ende. Kam disa oferta të cilat duhet t’i shqyrtoj”, citon faqja zyrtare e Werderit fjalët e 33-vjeçarit.

Borussia Dortmund, Bayern Munich, Borussia Monchengladbach dhe Schalke, janë klubet gjermane që kërkojnë shërbimet e Pizarros, ndërkohë që ai ka edhe disa oferta luksoze nga Katari dhe SHBA-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...