Ribery nuk rrezikon Evropianin
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka njoftuar se pjesëmarrja e Franck Ribery në Kampionatin Evropian nuk është vënë në rrezik pas lëndimit që pësoi në finale të Ligës së Kampionëve.
Francezi pësoi një ndërhyrje nga Didier Drogba në vazhdime dhe u detyrua ta braktisë fushën në Allianz Arena.
“Nuk e dimë natyrën e saktë të lëndimit ende, por nuk mendoj se është serioze”, u ka thënë Heynckes gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente