“Robben i godet penaltitë për Holandën”

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Bosi i Holandës, Bert van Marwijk, ka thënë se ai nuk ka rezerva për të kërkuar nga Arjen Robben që të godasë ndonjë penalti në Euro 2012.

Asi i Bayernit të Munichut bëri një dështim fatal në finalen e Allianz Arenas gjatë vazhdimeve, ndërsa kjo edhe pse ka ndikuar te tifozët e Bayernit, nuk ka ndikuar aspak te përzgjedhësi i Holandës.

“Nëse Robben do të duhet ta godasë ndonjë penalti, atëherë ai do ta bëjë këtë nëse ndihet mirë. Penaltitë janë gjëra të vështira, nuk mund t’i mësosh në stërvitje, pasi dallon shumë nga një stadium i plotë. Një lojtar mund të zgjedh një anë, dhe të godas përsëri në anën tjetër”, ka theksuar Marwijk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...