Rooney: Barazimi ndaj Evertonit na humbi titullin

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, e di se barazimi ndaj Evertonit i kishte prishur shanset e tyre për titull.

Rooney nuk ka dyshime se prej ku gjithçka filloi të shkojë keq për Djajtë e Kuq derisa ata humbën avantazhin e tetë pikëve me gjashtë ndeshje të mbetura.

“Zhgënjim më i madh ishte ndeshja ndaj Evertonit. Të jesh 4-2 në epërsi, me 10 minuta të mbetura dhe të humbasësh këtë epërsi është zhgënjyese”.

“Por ka shumë lojtarë të rinj në ekip. Kjo do t’u ndihmojë atyre. Ata do të mësojnë nga kjo”, ka thënë Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...