Nasri fyen rëndë Arsenalin

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Ish-lojtari i Arsenalit, Samir Nasri ka pasur fjalë të rënda për Gunnersat, duke thënë se shpreson që ata të kënaqen me vendin e tretë, teksa ky është duke e shijuar titullin e Premier League.

“Njerëzit në Arsenal kanë mendimin se unë erdha këtu për para. Unë shpresoj se ata janë duke më shikuar tani, duke shijuar medalen e Premier League. Ata nuk kanë fituar asnjë trofe për shumë vite”.

“Nëse ata mendojnë se unë këtu erdha për para, atëherë mënyra më e mirë për t’i fituar ata ishte të qëndroj te Arsenali, duke fituar vetëm para dhe duke mos fituar asnjë titull”.

“Shumë njerëz janë duke e bërë këtë gjë tani në Arsenal. Unë shpresoj se fansat e Arsenali të shikojnë punën e tyre dhe të më harrojnë mua, ata duhet të festojnë vendin e tretë, teksa unë titullin”, tha Nasri për TF1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...