Ronaldo: Kjo skuadër mund të bëjë mrekulli

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se skuadra aktuale ende nuk e ka arritur kulmin e vet.

Portugezi është i bindur se pasi ata e fituan titullin e La Ligës këtë sezon, së bashku mund të ngrenë edhe shumë trofe me Jose Mourinhon në krye.

“Është shumë e rëndësishme që ne kemi nxjerrë 100 pikë. Ne jemi shumë të lumtur për këtë”.

“Kjo skuadër ka një të ardhme të ndritur pasi këta lojtarë shumica janë 23 ose 24 vjeç. Jam i sigurt se kjo skuadër do t’u sjellë shumë kënaqësi tifozëve”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...