Thunder shkelin Lakersat

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Oklahoma City Thunder ka arritur të mposhtë Los Angeles Lakers me rezultat 119-90 në ndeshjen e parë të rundit të dytë të serisë së playoffit të NBA-së.

Russell Westbrook shënoi 27 pikë, nëntë asistime dhe shtatë kërcime, derisa Kevin Durant shënoi 25 pikë të tjera, derisa të pushuarit e Oklahoma City fituan me rezultat të thellë ndaj vizitorëve.

Kobe Bryant dhe Andrew Bynum që të dy shënuan nga 20 pikë, por Lakers ishin 15 pikë në disavantazh në mes të dy pjesëve, që shkoi në 30 në çerekun e tretë.

Në Konferencën Lindore, Philadelphia 76-ers ka shmangur disfatën në ndeshjen e dytë të rundit të dytë duke mposhtur Boston Celtics për të çuar në 1-1 serinë e ndeshjeve.

Jrue Holiday shënoi 18 pikë për 76ers, derisa Ray Allen ishte më i miri te Celtics me 17 pikë. Ndeshja e tretë zhvillohet të mërkurën në Philadelphia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...