Podolski i ngazëllyer me transferimin te Arsenali
Lukas Podolski edhe një herë ka shprehur ngazëllimin e tij që do të veshë fanellën e Arseanlit sezonin e ardhshëm dhe thotë se mezi e pret këtë sfidë të re.
“Arsenali është një klub i madh, këtu në Evropë dhe gjithkund në botë. Në kohën kur negociatat filluan në mes dy klubeve, vendimi u mor shumë shpejt. Tash mezi pres sfidën te klubi im i ri dhe mezi pres të filloj atje pas Euro 2012”.
“Kam pasur një sezon shumë të mirë me Koln, kam luajtur mirë dhe si rezultat tash do të shkoj në Euro 2012 me shumë vetëbesim”.
“Pas kësaj, do të bashkohem me bashkëlojtarët e mi të rinj te Arsenali dhe është qëllimi im të jap më të mirën nga vetja dhe të arrij sukses atje”, ka thënë Podolski për Arsenal Player.
Category: Futboll
0 Komente