Sneijder kritikon tifozët e Bayernit

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, i cili ka ditur t’i bëjë me lot tifozët e Bayernit të Munichut në të kaluarën, ka vazhduar t’i kritikojë tifozët e klubit gjerman për sjelljen e tyre ndaj Arjen Robben, të cilin ata e vërshëllyen gjatë një miqësore.

“Kjo është qesharake. Çfarë ndodhi në Munich është e pa pranueshme. Dhe ndaj një lojtari aq të jashtëzakonshëm, i cili i ka sjellë aq shumë sukses klubit në të kaluarën. Për më shumë, asnjë anëtar i bordit të Bayernit nuk është ngritur për ta mbrojtur”.

“Mjaft drejt, Robben humbi penaltinë, Bayerni humbi ndeshjen. Por, a ishte vetëm për shkak se ai humbi penaltinë? Pse askush nuk e fajëson Schweinsteigerin, që po ashtu humbi penaltinë? Ose lojtarët tjerë të cilët humbën raste të panumërta?”, ka thënë Sneijder.

Wesley shtoi në fund se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë ai menjëherë do ta transferonte te Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...