Arsenali ndalon Van Persien të bisedojë me klube tjera

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Arsenali ka refuzuar kërkesën e Robin Van Persiet që të bisedojë me klubet tjera, teksa e ardhmja e holandezit mbetet e zhytur në dyshime të shumta.

Sulmuesi holandez ka thënë pas rrehit të parë të bisedimeve me Arsenalin se ai nuk dëshiron të rinovojë dhe se është duke e konsideruar largimin nga Emirates pasi t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm.

Goal mëson se Arsenali as që i ka bërë ofertë Van Persiet, por nga ana tjetër edhe ia ka ndaluar të kontaktojë me klubet tjera dhe do të refuzojë një transferim të tij edhe nëse ai bën presion të madh te drejtuesit nga Emirates.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...