Spurs vazhdojnë, Clippers afër kualifikimit

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

San Antonio Spurs kanë kaluar në rundin e dytë të playoffit të NBA-së pasi mposhtën Utah Jazz me rezultat 87-81 në ndeshjen e katërt, duke shlyer kështu kujtimet e hidhura të eliminimit në rundin e parë sezonin e kaluar.
Manu Ginobili shënoi 17 pikë derisa Tony Parker dhe Tim Dunkan luajtën pak për të shënuar nga 11 pikë secili për Spurs, që kualifikohen në rundin e ardhshëm me katër fitore dhe pa asnjë disfatë.

San Antonio në rundin e ardhshëm do të takohen me Los Angeles Clippers ose Memphis Grizzlies, e që me gjasa do të jenë Clippers që kryesojnë 3-1 në rundin e parë. Ndeshja e pestë mes tyre zhvillohet nesër në Memphis.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...