Terry: Ishte e shkruar të fitojmë

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, i cili mungoi në finale, John Terry, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores së ekipit të tij në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitimit të trofeut të parë të LK-së në histori të klubit.

“Ishte ndjenjë e keqe të shikoj nga tribunat. Ishte fitore fantastike. Djemt ishin fantastik në pjesën e parë dhe pjesën e dytë. Kur shkon në penalti, është fantastike se si momentumi ndryshon. Kur ata e humbën edhe penaltinë e dytë, atëherë ne shfrytëzuam rastin”.

“Nëse shikoni mirë, ne ishim në disavantazh ndaj Napolit, më pas në çerekfinale ndaj Benficas kemi pasur vështirësi. Të gjithë na kanë përjashtuar nga gara aq herët, por edhe sot kur të gjithë menduam se ishim të mposhtur, vjen Didier Drogba dhe shënon gol, ata humbasin penaltinë dhe aty është edhe ndeshja e Barcelonës të mos harrojmë. Shpeshherë gjërat janë të shkruara nga Zoti që të ndodhin dhe jam aq i kënaqur që sivjet ishte sezoni i Chelseat”, ka thënë Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...