Sammer: Triumfi i Chelseat, i pa drejtë
Drejtori sportiv i kombëtares gjermane, Matthias Sammer, ka kritikuar Chelsean dhe vet futbollin modern, duke e quajtur fitoren e klubit londinez në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit si të pa drejtë.
44 vjeçari i cili e fitoi trofeun me Dortmundin në vitin 1997 e ka kritikuar stilin e lojës të aplikuar nga klubi anglez dhe fitoren e tyre në penalti, që erdhi pas një barazimi 1-1 pas 120 minutave.
“Nëse kjo është e ardhmja e futbollit, atëherë është një katastrofë. Është e pa drejtë që këto ekipe, me stilin e lojës së Chelseat të mund të fitojnë ndonjë titull”, ka theksuar Sammer.
Category: Futboll
0 Komente