Robben: Unë jam fajtor

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, ka folur për pendimin e tij pasi humbi penaltinë në vazhdimet e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat të shtunën.

Robben pati një mundësi të artë që t’ia dhurojë ekipit të tij trofeun e Ligës së Kampionëve, por e humbi penaltinë e akorduar në të mirë të bavarezëve në vazhdime.

“Nuk mund të përshkruaj me fjalë se si ndihem, por është natë e tmerrshme. Dy ose tri herë jam ndjerë se kupa është në duart e mia, por në fund nuk kam asgjë në duar”.

“Nuk ishte penalti e mirë. Unë kam dashur ta godas topin fort dhe lart në gol, por topi nuk shkoi lart. Ishte një penalti tepër e keqe. Pas kësaj, unë vazhdova të luaj mirë, por tani po më dhemb ai dështim”, ka deklaruar Robben.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...