Advocaat i kënaqur me barazimin

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Rusisë, Dick Advocaat, është i kënaqur me barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Polonisë, por thotë se mund të ketë nevojë për ndryshime në mbrojtje për ndeshjen e fundit kundër Greqisë.
“Në përgjithësi do të thosha se barazimi është një rezultat i mirë për ne. Polonia luajti shumë mirë sonte, nën rrezikun e humbjes së shansit për të fituar vend në tetëshen e fundit nëse humbet”.

“Ndërkaq, ne u lejuam atyre të krijojnë është shanse në sulm. Kjo do të thotë se ne duhet të forcohemi në mbrojtje”.

“Ne po ashtu luajtëm mirë dhe shënuam para pauzës dhe kishim shumë shanse në pjesën e dytë, por i humbëm të gjitha”, ka thënë holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...