Albertini: Ta sjellim trofeun në shtëpi
Zëvëndëspresidenti i federatës italiane (FIGC), Demetrio Albertini, u ka bërë thirrje lojtarëve të kombëtares Azzure që t’i mbledhin forcat dhe ta sjellin trofeun e madh në shtëpi.
“Ne shpresojmë ta sjellim trofeun në shtëpi. Loja jonë është më e bukur se që ka qenë në ndeshjen e parë me Spanjën”.
“Ne shpresojmë ta sjellim trofeun në shtëpi dhe ne ndjejmë se është i joni. Ne jemi në finale me meritë dhe do të luajmë deri në vdekje për ta marrë trofeun”, ka thënë Albertini.
Category: Euro 2012
0 Komente