Alves, Keita jashtë planeve të Vilanovas
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, dhe drejtori sportiv Andoni Zubizarreta, kanë filluar të ristrukturojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas Sport, 15 lojtarë janë jashtë listës së shitjeve: Víctor Valdés, José Manuel Pinto, Gerard Pique, Cesc Fabregas, Carles Puyol, Xavi, David Villa, Andres Iniesta, Alexis Sanchez, Leo Messi, Thiago, Javier Mascherano, Sergio Busquets, Pedro dhe Isaac Cuenca.
Edhe pesë lojtarë të rinj, Cristian Tello, Martin Montoya, Marc Bartra, Marc Muniesa dhe Jonathan dos Santos pritet të promovohen në ekipin e seniorëve.
Në mesin e lojtarëve që pritet të shiten janë: Dani Alves, Adriano, Seydou Keita, Ibrahim Afellay dhe i riu spanjoll Andreu Fontas.
Category: Futboll
0 Komente