Di Matteo pret më shumë nënshkrime të reja

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, pret që seria e nënshkrimeve të reja të vazhdojë, pasi vetë ai dje nënshkroi kontratë dyvjeçare me Blutë.
Pas nënshkrimeve të kompletuara të Eden Hazard dhe Marko Marin, Di Matteo shpreson edhe në përforcime të reja për të ngushtuar diferencën me dy skuadrat e kreut të Ligës Premier.

“Kisha një pauzë të mrekullueshme me familjen, ishte shumë e kënaqshme por tash fillon puna. Më duhet të filloj të planifikoj për para-sezon. Ne kemi humbur disa lojtarë të cilët janë pa kontrata dhe tashmë kemi nënshkruar me disa të tjerë, andaj do të ketë ndryshime të lehta, por nuk do të ketë përmbysje të plotë të skuadrës”.

“Nuk do të flas tash se çfarë do të bëjmë në afatin kalimtar, gjithë kjo zhvillohet prapa skene, por do të përpiqemi të sjellim nënshkrimet e duhura për funksionalitetin e skuadrës”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...