Balotelli telashe me fotografët

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, është përfshirë në një konfrontim me paparacët gjatë ditës së pushimit në Krakov të Polonisë.

Ish-ylli i Interit ishte lënë jashtë përbërjes së parë për sfidën vendimtare ndaj Irlandës, para se të inkuadrohej për të shënuar një eurogol, ndërsa kjo në vend se të ndikojë pozitivisht, ka ndikuar shumë negativisht te 20 vjeçari.

Sulmuesi pasi festoi në mënyrë kontraverse golin e tij, është rrethuar edhe më shumë nga mediat pasi doli në një supermarket për të blerë gjëra elementare për vete, ku ishte përcjellur nga një fotograf.

“Pse po më përcjell? Çfarë dëshiron? A po bëj diçka keq. Unë po shkoj për të ngrënë akullore dhe të kthehem në hotel për darkë. Çfarë dëshironi që unë të bëj?”, ka theksuar SuperMario sipas La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...