Prandelli, ecje 21 KM pas kualifikimit

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka kompletuar ecjen e tij të premtuar 21 kilometërshe në mesnatë drejt një manastiri, pas kualifikimit të Azzurëve në çerekfinale të Euro 2012.

Bosi i ekipit kombëtar italian u kishte dhënë një premtim italianëve se do të vizitonte në këmbë manastirin Camaldolese në Poloni, në rast të kualifikimit të ekipit të tij.

Prandelli ishte shoqëruar nga pjestarët e stafit të tij teknik, ndërsa ata arritën në cakun e tyre pasi ecën plot tri orë e gjysmë, ndërsa u pritën shumë mirë në manastir.

Italia takohet me Anglinë në çerekfinalen që zhvillohet në Kiev të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...