Barca as mohon e as pohon spekulimet rreth Silvas
Barcelona nuk po flet rreth mundësisë së transferimit të mbrojtësit të Milanit, Thiago Silva.
Ka pasur spekulime se zëvendëspresidenti i Rossonerëve, Adriano Galliani dhe presidenti i Blaugranëve, Sandro Rosell, kanë mbajtur takime të fshehta për të diskutuar rreth brazilianit.
Megjithatë, zëdhënësi i Barcës, Toni Freixa, nuk ka dhënë informacion nëse spekulimet janë të vërteta apo gënjeshtra.
“Lajmi ka dalë dhe nuk dua t’i diskutoj burimet, por, në çdo rast, nuk dua as ta konfirmoj e as ta mohoj”, citon Marca fjalët e Freixas.
Category: Futboll
0 Komente