Barcelona e përcjell Modric

Unknown | Sunday, June 17, 2012 | 0 Komente

Asistenti i kombëtares spanjolle, Paco Jimenez, ka zbuluar se skautë të Barcelonës janë duke e shikuar nga afër atë që po bën Luka Modric në Euro 2012.
“Ai po luan shumë mirë, Barcelona ka njerëz që po e përcjellin”.

“Ai agjent ishte prezent në ndeshjen e Kroacisë ndaj Italisë, por unë nuk mund të them se kush është ai”, ka thënë Jimenez për gazetarët.

Manchester United besohet se po ashtu është shumë i interesuar për Modricin, përderisa Chelsea e kërkoi njeriun e Tottenhamit edhe në verën e vitit 2011.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...