Bayerni në negociata me Guardiolën?

dardanmiftari | Tuesday, June 19, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu është duke bërë një hap befasues për të angazhuar ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.

Bild shkruan se Bayerni ka kontaktuar me Guardiolën për të pasuar trajnerin Jupp Heynckes për sezonin e ri.

Drejtori i Bayernit, Christian Nerlinger, kishte përcjellë fitoren e Barcës në finalen e Kupës së Mbretit në fund të sezonit të kaluar dhe ka spekulime se ai tashmë ka zhvilluar biseda me vëllain e Guardiolës, Pere Guardiola.

Ish-trajneri i Barcës pritet të bëjë pushim njëvjeçar nga futbolli dhe ta kalojë atë në New York me familjen e tij – edhe pse për momentin asnjë ofertë serioze nuk është bërë në drejtim të tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...