Bento: Ronaldo meriton Topin e Artë

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Portugalisë, Paulo Bento, ka thënë se ai beson se Cristiano Ronaldo ende është favorit për ta fituar Topin e Artë, edhe pse nuk arriti ta fitojë Euro 2012.

“Unë mendoj se paraqitjet e Ronaldos në Euro 2012 ishin të mira. Ajo që unë mendoj se nuk është normale është se ne besojmë se një lojtar mund t’i zgjidhë të gjitha problemet”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe unë mendoj se ai do të jetë i tillë për këtë vit, nërsa ai s’ka pasur nevojë ta fitojë këtë kampionat. Por, ai është qenie njerëzore dhe ishte nën presion për plot 11 muaj”, është shprehur Bento.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...