Benzema: Ta ruajmë formën

dardanmiftari | Wednesday, June 06, 2012 | 0 Komente

Karim Benzema dëshiron Franca ta ruajë formën që po kalon së fundi edhe gjatë kampionatit evropian.

Ekipi i Laurent Blanc është i pamposhtur në 21 takimet e fundit dhe mbrëmë fitoi me lehtësi ndaj Estonisë me rezultat 4-0, me Benzema që shënoi një gol të shkëlqyer në pjesën e parë.

“E rëndësishme është që ne fituam. U ndjeva në formë dhe i freskët, si shumica e bashkë-lojtarëve. Gjithmonë është mirë të shënosh”.

“Ne duhet të mbetemi të përqendruar. Ne kemi shënuar tre fitore të mira në miqësoret tona, tash do futemi në zemër të garës”, ka thënë Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...