Hodgson: Hart shtylla e Anglisë

dardanmiftari | Wednesday, June 06, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, thotë se Joe Hart mund të jetë çelësi në shanset e skuadrës së tij për arritur sukses në Euro 2012 dhe ka nënvizuar rëndësinë e një portieri të qëndrueshëm.

“Nëse shikoni në ekipin e Anglisë në të kaluarën ne shpesh kemi pasur portier për të cilin njerëzit kanë thënë se është një prej më të mirëve në Evropë ose, në rastin e Gordon Banks, një prej më të mirëve në botë”.

“Joe Hart do të jetë vendimtar. Forma e tij për Manchester Cityn ka qenë superiore. Kur ai ka luajtur për Anglinë, ia ka dalë shumë mirë”.

“Nëse ne dëshirojmë t’ia dalim mirë, nuk ka dyshime se kemi nevojë që Joe të jetë në top formë. Ai bën mbrojtje të cilat një portier normal nuk mund t’i bëjë. Kjo e ngre skuadrën tuaj. Po ashtu i jep vetëbesim”, ka deklaruar Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...