Prandelli dyshon nëse Italia mund ta fitojë Euron

dardanmiftari | Wednesday, June 06, 2012 | 0 Komente

Cesare Prandelli ka shumë dyshime për potencialin e Italisë për të arritur sukses në Euro 2012, duke thënë se ai është “kurioz” të shohë se sa e mirë është skuadra e tij.

“Të jem i sinqertë jam vërtet kurioz të shoh nëse kemi ose jo një ekip mjaft të mirë për të bërë diçka në këtë garë”.

“Nuk kam objektiva. Kualifikimi për Euro 2012 ishte objektivi ynë, por mënyra se si e bëmë na bëri shumë të kënaqur, pasi askush nuk priti që ne të luajmë në nivel aq të lartë”.

“Që atëherë ne kemi pasur probleme të rastësishme me lëndimet dhe lojtarë të rastit të cilët nuk i kanë plotësuar pritjet dhe kjo na bën merak nëse ne mund të luajmë ose jo në një mënyrë të caktuar dhe të jemi lojtarë të mëdhenj të këtij turneu”, ka thënë Prandelli për Uefa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...