Casillas: Gjithmonë kam dashur të jem si Buffon

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Portieri i Spanjës, Iker Casillas, ka zbuluar se ai gjithmonë ka dashur të jetë sikurse kundërshtari i tij në finalen e të dielës, Gianluigi Buffon.

“Buffoni ka admirimin dhe respektin tim maksimal. Ai është portier i jashtëzakonshëm dhe në moshën 34 vjeçari, ai është prej më të mirëve”.

“Për portierët që janë më të rinj se ai, ai ka qenë shembull, ai na ka detyruar të dëshirojmë të jemi sikur ai. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe sa herë takohemi është kënaqësi”, ka thënë Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...