Cassano i kënaqur pas kualifikimit në çerekfinale
Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, është krenar që Italia ka kaluar fazën e grupeve në kampionatin evropian Euro 2012.
Azzurrët mposhtën Republikën e Irlandës me rezultat 2-0 në Poznan për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës, derisa Spanja mposhti Kroacinë me rezultat 1-0.
“Tash ne fillojmë një erë të re në kampionatin evropian. Gjëja më e rëndësishme sonte nuk ishte çmimi i Lojtarit të Ndeshjes, por fitorja e skuadrës dhe kualifikimi”.
“Kjo është ajo që na ka bërë të gjithëve të lumtur sonte”, ka thënë Cassano pas fitores ndaj Republikës së Irlandës.
Category: Euro 2012
0 Komente