City, ofertë për Sturridge

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Manchester City është duke u përgatitur për goditjen e radhës. Blutë e Manchesterit kanë vendosur që të rikthejnë në ekip sulmuesin e Bluve të Londrës, Daniel Sturridge.

Goal mëson se Roberto Mancini dëshiron të rikthejë në ekip Sturridge, i cili nuk është më i preferuari në Stamford Bridge, përkundër formës së lartë të treguar.

Chelsea tashmë ka transferuar Marco Marin dhe besohet se është shumë pranë transferimit të Eden Hazard dhe Hulk, duke u shndërruar automatikisht në një prej skuadrave më të frikshme në Evropë, ku vendin nuk e ka Sturridge.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...