Lahm: Mou, nëse më do, eja te Bayerni

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, u ka dhënë goditje të rëndë spekuluesve të së ardhmes së tij, pasi flitej për një kalim të tij te Real Madridi.

Sipas spekulimeve, Jose Mourinho e dëshironte anësorin gjerman te Real Madridi për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Lahm tashmë ia ka dërguar porosinë e qartë teknikut portugez.

“Është vërtet lavdatë e madhe kjo nga një trajner i tillë. Kurrë mos thuaj kurrë, por nëse ai më do, le të vijë te Bayerni. Unë kam kontratë afatgjate dhe ndihem shumë mirë këtu”, ka theksuar Lahm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...