Del Piero ftohet te River Plate

dardanmiftari | Tuesday, June 05, 2012 | 0 Komente

Agjenti argjentinas, Nestor Sivori, i ka kërkuar Alessandro Del Pieros që të nënshkruajë për River Platen dhe të ndjekë shembullin e babait të tij, Omar Sivori dhe të bëhet ikonë edhe e Juventusit edhe klubit nga Buenos Aires.

Omar Sivori fitoi tre tituj të Primera Divisionit argjentinas me River Platen (1954–1957), para se të kalonte te Juve, ku gjatë tetë viteve sa qëndroi (1957–1965) po ashtu fitoi tre tituj të Serie A.

“Po të varej nga unë që të vendosja, Del Piero tashmë do ta vishte fanellën që i takonte babait tim, njësoj sikur i takoi Morenos, Labrunas, Di Stefanos dhe Enzo Francescolit”, ka thënë Nestor për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...