Djali i Romarios të nënshkruajë për Barcën

dardanmiftari | Tuesday, June 19, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Barcelonës, Romario, dëshiron që djali i tij të transferohet te ish-klubi i tij.

Romario ka zbuluar për L’Equipe se ai pret që djali i tij të veshë fanellën Blaugrane gjatë sezoneve të ardhshme.

“Djali im, Romarinho, i cili është 18-vjeçar, do të mbetet pa kontratë me Vasco dhe do t’i bashkohet Barcës këtë verë. Ne do të shohim nëse ai mund të qëndrojë gjashtë muaj ose një vit”.

“Së pari do të jetë te Barca B, por pse një ditë të mos u bashkohet djelmoshave të mëdhenj, si Messi? Shpresoj ai të mund të luajë për këtë klub të veçantë”, ka thënë Romario.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...