El Shaarawy: Kam pasur sezon të mrekullueshëm

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, e ka përshkruar sezonin e tij të parë te Milani si sukses të jashtëzakonshëm, pasi pranon se nuk ka pritur minutazh aq të madh.

“Ishte sezon i mrekullueshëm. Unë nuk e kam pritur këtë: 28 ndeshje dhe katër gola. Ndoshta kam mundur të bëj më shumë, por ka kohë për të bërë në vitet në vijim”.

“Debutimi im për Milanin ishte fantastik. Ishte ndjenjë fantastike, sepse isha nën Curva Sud. Ishte përjetim që nuk harrohet. Isha i humbur. Jam ndjerë në qiellin e shtatë”, ka thënë Shaarawy.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...